Google ADS

Studentët me marsh protestues shënojnë 1 majin

07:59 | 1 Maj 2017
arbresh.info

Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) dega në Gjilan, për ditën e 1 Majit mbanë marsh protestues.

Sipas tyre, marshi protestues ka për qëllim avokimin e të drejtave të të rinjve, e studentëve në veçanti për punësim.

“Duke ditur që në Kosovë nuk është protestuar asnjëherë për të drejtat e punëtorëve, ne po kërkojmë vetëm të na ipet e drejta e punësimit, ne si  të diplomuar të ardhëshm, nuk kemi kurfar perspektive, nuk dijmë se çfarë na pret, por ne nuk e kemi humbur ende shpresës, për këtë arsye edhe do të protestojmë, ” thuhet në njoftimin për medie, shkruan arbresh.info.

Marshi organizohet më datë 1 Maj duke filluar në ora 11:00 para hyrjes së Universitetit “KADRI ZEKA” dhe do të përfundoj para teatrit të qytetit në Gjilan, ku do të mbahen disa fjalime./arbresh.info/

thumbnail_marshimi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme