Dita e dielë njihet tradicionalisht si dita e pushimit, por jo gjithmonë ndodh kështu.
Me siguri shumë prej jush janë zgjuar që pa gdhirë dhe i janë futur siç thotë populli, kokë e këmbë pastrimit të shtëpisë.
Lecka, fshesa dhe detergjentët nëpër këmbë janë disa prej imazheve që nuk mungojnë në asnjë familje shqiptare gjatë të dielës. Dhe pasi keni larë e pastruar pjesën më të madhe të shtëpisë, është radha e tualetit. Për shumë njerëz, ky është momenti më i pakëndshëm edhe pse janë të ndërgjegjshëm që tualeti është një ndër ato zona të shtëpisë ku kontakti me bakteret dhe infeksionet është gjithmonë i pranishëm. Kjo është arsyeja që i duhet kushtuar rëndësi maksimale higjienës së tij. Ndonëse solucionet larëse mbajnë larg bakteret, thuajse të gjitha përmbajnë kimikate toksike që ndotin ajrin e brendshëm dhe janë të dëmshme për shëndetin.
Prandaj mundohuni të reduktoni sa më shumë përdorimin e tyre. Nëse po pyesni veten se me çfarë duhet pastruar, përgjigjien e gjeni tek produktet natyrale. Në këtë artikull do ju tregojmë një truk shumë interesant si të lani dhe dizenfektoni wc-në dhe shkarkuese e ujit vetëm me dy produkte.
Përbërësit : 200 ml uthull molle 1 gotë uji), 2 lugë gjelle sodë buke dhe 1 furçë për larjen e wc-së.
Zieni fillimisht uthullën e mollës. Pasi të ketë vluar hiqeni nga zgjarri, lëreni të ftohet pak dhe shtoni në tenxhere 2 lugë gjellë sodë buke.
Përziejeni sodën derisa të tretet plotësisht. Hidheni këtë lëng në shkarkuesen e ujit, brenda në wc dhe në zonat anësore të saj. Lëreni të veprojë për disa orë. Theksojmë që shkarkuesja e ujit duhet të jetë plot me ujë.
Më pas zbrazeni dhe me ndihmën e furçës lani pjesën e brendshme të saj dhe wc-së. Më pas shpëlajeni. Do të vini re që njollat e mykut brenda shkarkueses së ujit dhe wc-së janë zhdukur plotësisht. Ky truk shërben gjithashtu për ta dezinfektuar dhe larguar gjithë mikrobet e mundshme.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...