Boudica është padyshim një nga udhëheqëset më të njohura të Britanisë së epokës Romake. Si mbretëreshë e fisit Iceni, me qendër në Norfolk, ajo kujtohet si udhëheqësja e një revolte kundër Romës, që vrau 80,000 deri 200,000 civilë.
Ajo që zakonisht të harrohet, është se Boudica dhe burri i saj, Prasutagus, fillimisht ishin miq të Romës, duke u trajtuar si një aleat i rëndësishëm, shkruan bota.al
Ndërsa ushtria romake përparoi në perëndim në Uells, fiset Iceni u lanë në punë të tyre, me pagesa argjendi që i inkurajonin ata të qëndronin besnikë ndaj Romës. Në vitin 60 pas vdekjes së Prasutagusit, agjentët e perandorit të ri Neronit ua hoqën fiseve Iceni tokat e tyre dhe vendosën t’i sundonin direkt. I zemëruar nga kjo gjë, fisi u rebelua dhe, bashkë me fiset Trinovantët të Essexit, zbritën në Colchester, Londër dhe St Alban, duke i djegur dhe vrarë të gjithë ata që gjetën aty.
Pasoja
Në rrezik ishte i gjithë investimi i Romës në Britani dhe, po të mos ishte veprimi i shpejtë i guvernatorit, Gaius Suetonius Paulinus, ushtria e të cilit i shkaktoi një humbje të madhe rebelëve, krahina do të ishte humbur. Boudica nuk i mbijetoi rebelimit dhe fisi i saj, Iceni, pothuajse u fshi nga ndëshkimet që pasuan. Nuk dihet saktësisht se si dhe ku vdiq Boudica. Disa kanë sugjeruar se ajo u vetëhelmua, që të mos binte në dorë të romakëve. Revolta kishte qenë një goditje e madhe për Romën dhe, që nga kjo pikë, perandorët kurrë nuk do të mbështeteshin më vetëm tek udhëheqësit vendës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?