Franca thotë se forcat e saj në Afrikën Perëndimore kanë vrarë ose kapur më shumë se 20 militantë në një pyll afër kufirit të Malit me Burkina Faso.
Në një deklaratë forcat rajonale thanë se në aksion ishin të përfshira forcat ajrore dhe ato tokësore. Megjithatë, nuk është bërë e ditur ende se për cilin grup militant bëhet fjalë.
Një ushtar francez është vrarë në këtë zonë muaj më parë, shkruan BBC.
Mali vuan nga sulme të shpeshta nga militantët islamikë pavarësisht nisjes së një operacioni ushtarak francez në vitin 2013 për dëbimin e xhihadistëve nga qytetet veriore.
Një zëdhënës ushtarak francez tha se militantët janë shënjestruar në pyllin Foulsare, në jug-perëndim të provincës Gao.
Të shtunën, Asambleja Kombëtare e Malit votoi për vazhdimin e një gjendje të jashtëzakonshme për gjashtë muaj në një përpjekje për të parandaluar sulmet në rritje
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...