Me një maj anëtarët e Ansamblit të Këngëve e Valleve Shota do të dalin në sheshet e kryeqytetit për të protestuar, njofton Klan Kosova.
Valltarët e këngëtarët përmendin disa arsye pse janë të pakënaqur.
“Ne nuk e kemi statusin e rregulluar me ligj si duhet të kemi, veprojmë që nga 2011 me një rregullore për paga dhe performanca të artit, pagat i kemi jo të dinjitetshme”, ka thwnw Besnik Grajqevci, njofton Klan Kosova.
Sikur sindikalistët e Shotës do të veprojnë edhe dy degë tjera të BSPK-së, që kanë vendosur të protestojnë e jo të festojnë në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.
Edhe nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës do protestohet me një maj nëpër sheshet e Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën Kryetari i saj Rafet Osmani.
Kryetari BSPK-së, Haxhi Arifi, përmes telefonit ka thënë se ka vend që punëtorët e sektorit privat të protestojnë, andaj edhe do ta përkrahin protestën e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=6S26UucFpZw
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin