Liridon Latifi mund të ndjekë shumë shpejt hapat e Peter Olainkas dhe të transferohet në kampionatin belg te skuadra e Gent.
Lajmi i publikuar pak ditë më parë në “Panorama Sport” gjen konfirmim te udhëtimi drejt Belgjikës i një delegacioni të klubit korçar për të finalizuar këtë marrëveshje.
Sipas “SuperSport”, drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiç, si dhe menaxheri i përgjithshëm i klubit, Gerhard Takaj, kanë udhëtuar sot drejt Brukselit.
Ata kanë planifikuar për nesër një takim me zyrtarë të Gent për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të mesfushorit i cili së fundmi është bërë edhe pjesë e grupit të përfaqësueses shqiptare.
Klubi shqiptar kërkon 1,2 milionë euro për kartonin e Latifit, por negociatat konkrete për të do të zhvillohen nesër dhe si pjesë e marrëveshjes mund të jetë edhe një përqindje e shifrës së kartonit të lojtarit në transferimin e radhës.
Me 10 gola në 29 ndeshje të luajtura, Latifi po kalon sezonin e tij më të mirë në Superiore, ku u transferua në janarin e vitit 2015 pasi kishte shkëlqyer në radhët e skuadrës së Prishtinës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...