Deputeti i BDI-së, Artan Grupi, ka reaguar ndaj Televizionit “Alsat M”, të cilët përmes një kronike kanë “zbuluar skenarin e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë”.
Grubi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur gjithçka në detaje se çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë.
Reagimi i plotë i Grubit:
Po të më pyeste Alsati, do t’ia sqaroja, ashtu sic zakonisht sqarohen paqartësitë.
Përpjekja që me SLOW MOTION ose me ngadalësim ekstrem të incizimit të paraqitet dicka inekzistuese nuk e ndihmon raportimin korekt e aq më pak të vërtetën të cilën e tha edhe vet Zaevi, Lokvenec dhe Bogoev, por edhe të tjerë.
Personin i cili më prekë për një cast të vetëm duke vrapuar, pa më shikuar në sy e pa folur fare, as që e njoh, as që e kam parë ndonjëherë në jetë, as që e di se a është protestues apo staf administrativ, kameraman, se kam idenë.
I thash Ziadinit, Xhevatit, Syrijasë dhe Veselit, të rrijmë bashkë ne dhe të qëndrojnë afër.
2-3 minuta para se të hyjnë vandalët, unë po ipja intervistë të drejtpërdrejt për TV nga Shqipëria A1 Report.
Mandej, kur filluan të rrëzohen tavolinat e vendosura për ti zbritur deputetët nga galeria, e ndërpreva intervistën, shkova të ndihmoj dhe në atë cast hynë protestuesit.
Ata u drejtuan menjëherë aty ky ishte Zaevi dhe njerëzit fare afër tij, me c’rast ne, të gjithë të tjerët, me dhjetëra deputet dhe gazetar, nuk na vunë re dhe aq shumë protestuesit.
Sigurimi më tërhoqi për krahun e djathtë dhe më nxorri nga salla kur e pash një ish deputet të VMRO që hyri ndërmjet nesh dhe protestuesve të cilët bërtisnin dhe na akuzonin se ne e kemi sjell situatën deri këtu duke cuar VMRO DPMNEne në opozitë.
Protestuesit më të paktë tek dera dhe tek korridori para derës përpiqeshin të na sulmojnë dhe gjuanin shumë më pak se sa në sallën e pres konferencave.
Aty pash deputetin e LSDM Lokvenec të përgjakur dhe e mora per krahu për ta nxjerr jashtë. U bashkëngjitën edhe Bogoev, Ejup Alimi dhe Agim Shaqiri.
Bashkë, të ndihmuar nga sigurimi, dolëm nga ato korridore të kaosit.
Më pas, bashkë me Ejupin dhe Sherbenin nga policia dhe policë të tjerë, shkuam të nxjerrim nga ngujimi dhjetëra deputet të LSDM, Aleanca dhe BDI duke thyer dyer dhe duke ju ndihmuar.
Pas asaj, nga Kuvendi dhashë video intervistë të drejtpërdrejt per Blendi Fevziun në Opinion nëpërmjet të Skype, per Telma gjithashtu.
U evakuova i fundit dhe të nesërmen u ktheva i pari në kuvend.
Nëse keni pritur që të frikohem, që ti jap vrapit, që të jem i pasigurtë dhe që të bëj panikë, atëherë nuk më njihni.
Nëse paskeni dashur që t’ma rrahin, më vjen keq, por s’ju plotësuar dëshira. Të vetmit që më ra grusht nga mbrapa iu ktheva ti bie dhe iku.
Bashkë me shokët e mi, së paku 10 herë në jetë kemi qenë në situata të tilla dhe mos pritni nga unë të strukëm.
Nejse, muhabeti ke, kur ikën, a e këndojshin himnin kombëtar a të VMROsë?
#LëvizjaIK
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje