Thomas de Maiziere: Jemi shoqëri e hapur, ne nuk veshim burka

21:28 | 30 Prill 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Brendshëm gjerman ka mbështetur idenë e futjes së një ‘kulture dominuese’ në Gjermani, e cila do të përcaktojë jetën publike dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për integrimin e emigrantëve.

“Ata të cilët ndjehen të sigurtë për kulturën e tyre janë të fuqishëm”, tha ai në një intervistë për gazetën gjermane Bild, transmeton portali arbresh.info.

Ai gjithashtu ka shtuar se do të dontë të ‘nxiste një diskutim rreth një kulture mbizotëruese për Gjermani’, duke paraqitur një plan me dhjetë pika në të cilat përshkruhet vizioni i tij.

Sipas ministrit, kultura në Gjermani manifestohet me një sërë modelesh të sjelljeve specifike, në të cilat përfshihen shtrëngimet e duarve dhe zbulimi i identitetit.

“Ne jemi shoqëri e hapur. Ne zbulojmë fytyrat tona dhe nuk veshim burka”, tha ai, duke iu referuar ligjit të ri në Gjermani për ndalimin e burkas në vendet publike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme