Partia e Drejtësisë e hapur për koalicion

19:24 | 30 Prill 2017
Arbresh.info

Ndër themeluesit Partisë së Drejtësisë,  Sylejman Çerkezi, i cili në shtator të vitit të kaluar është zgjedhur kryetar i kësaj partie në një intervistë për Arbresh.info, ka thënë se PD’ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike, përveç komunistëve.

“Partia e drejtësisë nuk ka vijë të kuqe me asnjë parti politike…Në programin e PD’së janë dy pika, komunistët nuk zënë vend  sepse është një barrë që e kemi pësuar prej një ideologjie të tillë, e dyta është kalimi i pragut. Unë personalisht jam që brenda partisë duhet të kemi një unitet edhe me subjektet politike por të ketë një demokraci të mirëfilltë. Pasuri është mendimi i kundërt e qëllimi të jetë për të mirë të Kosovës, ka thënë Çerkezi.

I pyetur nëse do të bënte koalicion me Partinë Fjala strukturat e së cilës i janë ndarë PD’së, Çerkezi ka thënë se synimi i tij është që të i bashkojë këto struktura, gjithsesi në koalicion por edhe t’i bashkojë, pasi që sipas tij, pakënaqësitë ndaj Aganit janë rezultat i ikjes nga partia.

Por, kështu nuk mendon kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi. Në një intervistë për Arbresh, Kelmendi ka shprehur qëndrimin se partia që ai drejton do të futet në zgjedhje e vetme, madje nuk ka përmendur për ndonjë përafërm me Partinë e Drejtësisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme