Google ADS

Gjermania subvencionon Opel Ampera me 4.380 euro

10:51 | 30 Prill 2017
Arbresh.info

Opel ka bërë të ditur çmimin e modelit elektrik Ampera në Gjermani, ku ky automobil duke iu falënderuar subvencionimit shtetëror do të kushtojë 34.950 euro.

Çmimi zyrtar i Opel Ampera në Gjermani është 39.330 euro, por për blerësit e automobilit në këtë vend do të kushtojë 4.380 euro më lirë, pasi kanë hyrë në fuqi lehtësimet për blerjen e automobilave elektrikë.

Opel Ampera, sipas matjeve të bazuara në testin NEDC, ka autonomi maksimale  520 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë, e cila ka kapacitet 60 kWh. Por, autonomia në vozitjen e përditshme do të varet nga stili i vozitjes, konfigurimit të rrugës dhe faktorëve tjerë të jashtëm, transmeton KosovaPress.

Duke iu falënderuar elektromotorit prej 204 kuaj fuqi, automobili prej 0 deri 50 kilometra në orë do t’i arrijë për 3,2 sekonda, ndërsa 0-100km/h do t’i arrijë për  7,3 sekonda. Shpejtësia e kufizuar maksimale është 150 km/h, në mënyrë që të kursehet bateria.

Automobili prodhohet në fabrikën e General Motors në Miçigen, në të cilën krijohen edhe modelet e Chevrolet Bolt EV për tregun amerikan, kanadez dhe korean.

Opel do të fokusohet që gjatë vitit 2017 të përmbushë kërkesat e tregjeve në vendet me kërkesa më të mëdha për vetura elektrike si Norvegjia, Holanda, Zvicra dhe Gjermania./Arbresh.info/

opel_7702

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme