Google ADS

Zbret në det “monstra e padukshme” britanike

01:25 | 30 Prill 2017
Trina Galanxhi

Arma më e re e marinës mbretërore angleze kushton një miliard funte. 

Bëhet fjalë për nëndetësen bërthamore e cila bën më pak zhurmë dhe që është e pajisur me raketa Tomhawk, që mund të godasin cakun në një distancë prej njëmijë kilometrave.

HMS Audacious është nxjerr në ujëra për të kryer testet finale, ku karshi saj pozuan të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e saj, transmeton Telegrafi.

Kjo nëndetëse ka vendosur një standard të ri në opsionet e luftës së armatosur në Ushtrinë britanike, duke u pajisur me armë të teknologjisë së fundit, pajisje moderne të komunikimit por nuk mungon as teknologjia e “padukshëm” që është përdorur në këtë nëndetëse.

Besohet se ajo është e veshur me mbi 39 mijë pllaka akustike që e bëjnë atë të padukshme në radarët që detektojnë tingujt nën ujë, që i bie të jetë me e qetë gjatë lundrimit sesa një delfin i vogël.

Falë radarëve të avancuar, mund të detektojë anijet në një distancë prej tremijë miljeve duke lundruar nëpër ujë.

Edhe pse motori dhe puna e tij mbetet sekret, gjithashtu besohet se kjo nëndetëse mund të lundrojë nëpër gjithë globin pa pasur nevojë të dalë mbi ujë, duke shndërruar ujin e detit në ujë të pijshëm dhe oksigjen.

E gjatë 97 metra, nëndetësja është nxjerrë në portin Devonshire për të kryer testet, ndërsa në funksion të plotë pritet të futet gjatë vitit të ardhshëm.

Nëndetësja peshon 7.400 tonë dhe është e pajisur me sistemin raketor BAE, ku brenda mund të palosë qindra raketa lundruese Spearfish dhe raketa Tomahawk.

Ajo është e dizajnuar që të godas caqet në një largësi prej njëmijë kilometra, që i bie të fluturojë raketa nga Londra në jug të Francës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme