Artisti kritikohet për pikturën madhështore të Michelle Obama

01:20 | 30 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një artist ka bërë një pikturë madhështore në mur për ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama dhe është kritikuar rëndë.

Njerëzit në rrjete scociale e akuzuan Chris Devins për kopjim të pikturës së një studenteje, e cila e kishte publikuar në Instagram para një viti.

‘Si mund të vidhni artin e dikujt tjetër, dikush ka punuar fort për të, ndërsa ju e prezantoni si punën tuaj,” – shkruajti ajo në foton ku mediat kanë folur për pikturën.

Në një intervistë për CNN, Devis tregoi se nuk kishte informacion për këtë pjesë dhe kishte mësuar për veprën e artit të vajzës kur i kanë treguar akuzimet e saj. Sapo e ka zbuluar një gjë të tillë, ai i ka dhënë vajzës autorësinë. Aty shfaqet Michelle si një mbretëreshë egjiptiane, dhe piktura është bërë në Chicago, në një vend ku ajo ka kaluar fëmijërinë.

https://www.instagram.com/p/BMZtzm2j1dH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme