“PD dhe partitë e tjera mund të regjistrohet edhe jashtë afateve, por më vete dhe jo si koalicion”, deklaroi Rama mbrëmjen vonë të së shtunës.
Ai tha se oferta që u është bërë gjatë negociatave me të huaj është aty në tavolinë. “Me përjashtim shtyrjes së datës së zgjedhjeve, ato do të mbahen më 18 Qershor”, tha Kryeministri.
Deklarata u bë nga selia e PS pas prezantimit të listës së kandidatëve për deputetë.
Pjesë nga fjala e Ramës
Seleksionimi ka qenë rigoroz, por këtë herë, duke pasur parasysh një kuadër të ri ligjor kemi përfshirë në këtë proces përpjekjen për të verifikuar përputhshmërinë e plotë të figurave tona me ligjin e pastërtisë të shërbëtorit publik.
Në mënyrë shumë rigoroze është shqyrtuar në cdo detaj CV-ja e cdo kandidati e kandidateje. Sot, me plotë gojën mund t’u themi njerëzve se jemi gati të fillojmë fazën finale të ballafaqimit.
Nënvizoj se jam shumë krenar për Shqipërinë që kemi, ku kemi një dallim ku respektohen minoritetet. Pas atyre që kemi parë në vendin fqinj shpresoj se askush nuk do të ndihet i provokuar kur them se një komunitet me pak mijë banorë ka përfituar duke u kthyer në bashki më vete; dhe besoj se jemi në të drejtën tonë që t’i kujtojmë fiqnjve tanë maqedonas se shqiptarët në Maqedoni nuk janë një minoritet, por popullsi shtetformuese të gëzojnë respektin, liritë dhe të drejtat 100 për qind të barabarta me maqedonasit.
Ne duam një Maqedoni stabël, të zhvilluar ekonomikisht dhe demokratikisht. Shpresoj se PD do të hyjë në zgjedhje. Kjo nuk është një iluzion por një bindje reale.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...