Google ADS

Rrugë e re midis Kosovës dhe Shqipërisë

00:24 | 30 Prill 2017
Trina Galanxhi

Punimet e rrugës në komunën e Dragashit, e cila do të lidh Kosovën me Shqipërinë erdhi t’i shohë nga afër kryeministri, Isa Mustafa.

Kreu i qeverisë i cili ishte i shoqëruar edhe nga ministrat Lufti Zharku e Avdullah Hoti tha se ndërtimi i kësaj rruge është i një rëndësie të veçantë pasi siguron komunikim më të mirë mes komuniteteve të kësaj ane.

Rruga nga Dragashi drejt Borjes në anën kosovare ka 1400 metra ndërsa ndërtimi i saj kapë vlerën e 200 mijë eurove.

Punimet këtu pritet të përfundojnë brenda dy muajve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme