Google ADS

Frikë për sulm nga Koreja Veriore, Tokio mbyll linjat e metros

22:06 | 29 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një nga sistemet më të mëdha të metrove në Tokio ka deklaruar se ka mbyllur të gjitha linjat për 10 minuta gjatë ditës së djeshme.

Shkak i kësaj mbyllje ishte paralajmërimi për nisjen e raketës balistike nga Koreja e Veriut, transmeton portali arbresh.info.

Zyrtari për metro në Tokio, Hiroshi Takizawa, ka theksuar se pezullimi i përkohshëm ndikoni në 13 mijë pasagjerë.

Shërbimi i metrosë u ndal rreth orës 6:07 të orës lokale dhe filloi të funksiononte në orën 6:17, pasi ende nuk ishte e qartë nëse lëshimi i raketës përbënte kërcënim për Japoninë.

Takizawa ka theksuar se kjo është hera e parë që metrot në Tokio kanë ndaluar së funksionuari për shkak të kërcënimeve nga Koreja e Veriut./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme