Google ADS

Indianët luten në tempullin 500- vjeçar për një vizë amerikane

21:37 | 29 Prill 2017
Trina Galanxhi

Qindra indianë janë mbledhur në një tempull 500- vjeçar në jug të Indisë, ku po luten për një dëshirë të vetme, për një vizë amerikane.

Tempulli Balaji i Chilkur kushtuar Zotit Balaji – një ri-mishërim i zotit Hindu Vishnu – në periferi të qytetit të Hyderabad, ka qenë prej kohësh një zgjidhje e vetme për imigrantët e ardhshëm indianë që kërkojnë viza amerikane, transmeton portali arbresh.info

Zyrtarët e tempullit thonë se vendi ka shënuar një rritje të vizitorëve që nga zgjedhja e Donald Trumpit president.

“Është një mrekulli, nuk kam mundur të marrë vizë të dy vitet e fundit, por pasi kam vizituar tempullin, gjithçka ka shkuar pa probleme”, tha Angirekula, 33 vjeçar.

“Unë nuk jam supersticioz, por jam i bindur se ka pasur një ndërhyrje hyjnore”, ka shtuar ai.

Më shumë se 100 mijë indiane e vizitojnë tempullin çdo javë, për viza dhe arsye të tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme