Google ADS

BE-ja kërkon ‘përgjigje serioze’ për të drejtat e qytetarëve të saj në Britani të Madhe

20:52 | 29 Prill 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe që të dalë me një ‘përgjigjje serioze’ në lidhje me qytetarët e BE-së pas Brexit.

“Ne kemi nevojë për garanci”, ka thënë Tusk në Bruksel, transmeton portali arbresh.info.

Të drejtat e qytetarëe të BE-së, për të jetuar, studiuar dhe punuar në Britani të Madhe, është një nga temat e para që pritet të trajtohet në fazën e parë të bisedimeve të Brexit.

Negociatat do të fillojnë pas zgjedhjeve me 8 qershor.

“Gjatë javëve të fundit, ne kemi dëgjuar se ata janë të gatshëm që të bien dakord për çështje shpejt, megjithatë, neve na duhet garanci reale për njerëzit tanë që punojnë, studiojnë dhe jetojnë në Britani”, ka shtuar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme