Autoritetet turke kanë bllokuar hyrjen e përdoruesve të internetit në Wikipedia, enciklopedia online në të gjitha gjuhët, për shkak të disa përmbajtjeve që sipas Ankarasë e prezantojnë vendin si mbështetës të terrorizmit dhe dëmtojnë imazhin.
Agjencia zyrtare turke, që citon Ministrinë e Komunikimeve, ka bërë me dije se “sot kjo faqe është bllokuar pasi ishte kthyer në një burim informacioni që vepron me grupe që po kryejnë një fushatë armiqësore ndaj Turqisë në rand ndërkombëtar”.
Turkey Blocks, një grup që monitoron aktivitetet online, ka saktësuar se që prej orës 8 të ditës së shtunë ishte e pamundur të hyjë në faqen e internetit në fjalë.
Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”, autoritetet turke i kishin kërkuar Wikipedias që të hiqte përmbajtjet mbi lidhjet mes Turqisë dhe disa grupeve terroriste, por ajo nuk e bëri këtë.
Turqi ka bllokuar shpesh herë rrjetet sociale si Facebook e Twitter, por edhe YouTube e site të tjera anti-qeveritare.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës