Nga rrëshqitjet masive e dheut kanë humbur jetën sot 24 persona, përfshirë 9 fëmijë, në një fshat në jug të Kirgistanit, njoftoi Ministria e Situatave Emergjente e Kirgistanit.
“24 shtetas të Kirgistanit, në mesin e të cilëve 9 fëmijë, u vranë pas rrëshqitjeve masive të dheut në jug të vendit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë, Elmira Cheripova.
Sipas saj, 266 forca shpëtimi, përfshirë mjekë dhe ushtarakë janë mobilizuar në këtë zonë.
“Rrëshqitja e dheut goditi fshatin Ayouou në rajonin Och rreth orës 06:40 sipas orës lokale, duke marrë me vete gjashtë shtëpi dhe banorët e tyre”, saktësoi Cheripova.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë