Ka vetëm pak ditë që është mësuar nga publiku se Ana Kallaku, moderatore në Scan Tv, nuk ka dashur asnjëherë të prezantohet me publikun si motra e aktorit të humorit, Bes Kallaku.
Po ku kishte qenë gjatë këtyre viteve që të gjithë e njohin Besin?
Ana ka qenë e ftuara mbrëmjen e djeshme në “Oktapod”, ku ka rrëfyer ndër të tjera pse e “ka fshehur” Besin gjithmonë, por edhe profilin që ka dashur të ketë më shumë në jetë: “Besi nuk më ka fshehur, po unë nuk jam deklaruar se jam motra e Besit. Më dukej sikur do kishte një lloj paragjykimi të vogël, ndoshta do të kujtonin “hë, se është motra e Besit…” dhe se gjithҫka do të përfitoja në emër të tij. Unë kam dashur fillimisht të jem Ana dhe pastaj Ana që qenka dhe motra e Besit…” – tregon Ana me shumë modesti, por, natyrisht, pa e fshehur krenarinë që ka për vëllanë.
Ndërkohë, sa herë ndodh diҫka në lidhje me Bes Kallakun, situate del jashtë ҫdo parashikimi. Kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme, ndërsa Ana ishte në intervistë në “Oktapod”. Gjatë intervistës, papritur biseda është ndërprerë nga i vëllai, i cili i dërgoi një mesazh në celular moderatorit Hyska duke i thënë se “Kur kam qenë unë në 8-vjeҫare dhe në gjimnaz, në ҫdo foto timen me ҫunat, ishim 5-7 shokë në fotografi dhe njw ҫerr i vogël që ishte Ana.”
Ana vijoi duke thënë se Besin e ka pasur jo vetëm vëlla, por edhe një shok shumë të mirë: “Ai dinte çdo gjë timen, çdo takim me bashkëshortin, çdo iniciativë që do të merrja, pasi ia tregoja njëherë atij…” – shton Ana pa e fshehur emocionin, shkruan “Class”.
Ana është e martuar dhe është nënë e një vajze 2-vjeçare. Ndryshe nga Besi, ajo tregon se nuk ka synuar asnjëherë të jetë e famshme, por ta ruajë me fanatizën profilin e saj dhe të familjes.
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit