Google ADS

Super talenti kosovar që luan në ligën e dytë të vendit (FOTO)

16:56 | 29 Prill 2017
Arbresh Info

Derisa trajnerët e klubeve të mëdha në botë dhurojnë shuma marramendëse për të siguruar transferimin e super yjeve dhe talentëve të rinj, në Kosovë ndodhë e kundërta për arsye tashmë të zakonshme.

Në arenën ndërkombëtare kanë pasur talentin dhe fatin të luajnë shumë futbollistë shqiptarë duke bartur fanellat e klubeve të mëdha në Evropë, shkruan portali arbresh.info. Por, ky i fundit i ka munguar mesfushorit të KF Opojës, Dritan Sinanit.

Trajneri i skuadrës nga Dragashi, Fitim Tefiku beson se talenti i tij është duke u “djegur” në këtë klub që gjendet në ligën e dytë të Kosovës në Grupin A duke marrë parasysh aftësitë e tij të shkëlqyera.

“Mjerim është që gjendet në ekipin e Opojës dhe që nuk gjendet tek ndonjë ekip më i madh dhe më me shumë privilegje. Unë kam shumë dëshirë me pas lojtarë të tillë nën udhëheqjen time, por më vjen keq që është duke u djegur me këtë pjesë duke marrë parasysh se gjendet në trevat e skajit të Kosovës”, ka thënë Tefiku për portalin Arbresh.info.

“Dritan Sinani është lojtari më i kompletuar i grupit të lojtarëve që posedojmë, me përvojë dhe i pjekur. Është një koordinator i lojës nga i cili rrjedhin edhe ndalesat e aksioneve të kundërshtarit, por edhe pikënisja e aksioneve rrjedh prej tij”

“Nuk e meriton të jetë në këtë ligë, në këtë ekip. Shpresojmë të arrijë tek ndonjë klub i madh”

Dritan Sinani, i cili është një tifoz i flaktë i Arsenalit ku tashmë gjenden dy yjet shqiptarë – Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, synon që në të ardhmen të arrijë sa më lartë duke kaluar tek ndonjë ekip i ligës së parë të vendit apo edhe jashtë vendit.

22-vjeçari, i cili është pjesë e KF Opojës që katër vite, është golashënuesi më i mirë i skuadrës me tetë gola dhe pesë asistime brenda vetëm 16 ndeshjeve këtë edicion./arbresh.info/Arsim Namani

Dritan Sinan
Dritan Sinan
Dritan Sinan
Dritan Sinan
Dritan Sinan
Dritan Sinan

Të ngjashme