Ato janë gjithashtu 67% më të rrezikuara që të shfaqin sjellje të lidhura me këtë gjendje, si mungesë socializmi ose sjellje përsëritëse.
Ekspozimi ndaj duhanit në mitër prek vezët e gruas, duke shkaktuar ndryshime që mund të ndikojnë tek zhvillimi i fëmijës së saj.
Megjithatë shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të zbuluar arsyen e zhvillimit të kësaj gjendjeje tek vajzat dhe për të parë nëse djemtë janë po aq të rrezikuar.
Shkencëtarët tek Universiteti Bristol, në Britani, kryen një studim afatgjatë tek më shumë se 14,500 pjesëmarrës, për të parë efektet e duhanpirjes në shtatzëni, përcjell Shëndeti. Duke përdorur informacionet e mbledhura ndër vite, ata mundën të përjashtojnë arsyetimet e tjera të mundshme për rezultatet e tyre.
Autorja kryesore e studimit, prof. Jean Golding, thotë: “Tashmë e dimë se duke mbrojtur fëmijët nga pirja e duhanit është një nga gjërat e mira që një grua mund të bëjë për t’i dhënë fëmijës një fillim të shëndetshëm në jetë”.
Tani kemi zbuluar se mos pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund t’u japë mbesave të tyre të ardhshme një fillim të mbarë gjithashtu.
Ajo shton se kanë nisur të studiojnë brezin tjetër të pjesëmarrësve, për të parë nëse efektet trashëgohen edhe tek një brez tjetër.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...