Mustafa: Pa ratifikimin e demarkacionit s’ka liberalizim të vizave

15:38 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë gjatë qëndrimit që ka pasur këto ditë në Bruksel, zyrtarët më të lartë atje i kanë thënë se demarkacioni është kushti që duhet përmbushur që të bëhet liberalizimi i vizave.

Mustafa i pyetur në lidhje me paralajmërimin që kishte bërë para se të shkojë në Bruksel se do liberalizim vizash me kusht që demarkacioni të kryhet në një periudhë prej dy vjetësh, tha se kjo kërkesë parashtrohet sa herë takohet me zyrtarë të lartë të BE-së por se ajo është procedurale.

Ai ka thënë se procedimi i demarkacionit në Kuvend do të bëhet në momentin kur të jenë të sigurt se ai do të kalojë.

“Po ne tash po bisedojmë për këtë çështje jo vetëm me koalicionin, por edhe me subjektet tjera. Të shohim si janë gjasat e prezencës së tyre në kuvend dhe votimit. Ne do ta procedojmë në Kuvend në momentin që e kemi të sigurt se do ta kapërcejmë. Për ne është e rëndësishme që të bëhet ratifikimi, që të liberalizohen vizat për qytetarët”, tha kryeministri Mustafa, i cili të premten është kthyer në Brukseli, pas një vizite që ka pasur atje.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë përurimit të një rruge në komunën e Dragashit.

Rruga e gjatë një kilometër e 400 metra lidh Kosovën me Shqipërinë, konkretisht fshatin Glloboqicë me fshatin Borje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme