Google ADS

Gëzim Kelmendi: Ramush, gabim e ke!

13:01 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi ka deklaruar se kufiri i Kosovës nuk ishte në Çakorr dhe te Kulla, mirëpo në një vend tjetër.

Kryetari i Partisë “Fjala” nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është gabim.

Postim i plotë:

Gabim e ke Ramush Haradinaj,

Në kohën e Sulltanit, kufiri i Kosovës nuk ka qenë në Çakorr e te Kulla e Zhlebit, por Plava e Gucia kanë qenë tonat, ndërsa në drejtim të Serbisë, Kosova është shtrirë deri në Nish.

Përveç kësaj, sa ka qenë Sulltani në pushtet, ne shqiptarët kemi qenë pashallarët e ballkanit, e sot jemi bërë ushqim i nipave të Car Dushanit.

Gëzim Kelmendi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme