Google ADS

57-vjeçari vret veten me pistoletë

11:21 | 29 Prill 2017
L G

Një 57-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Pinet të Ndroqi. Policia e Tiranës bën me dije se është njoftuar përmes një telefonate gjatë ditës së djeshme rreth orës 22:20, se S.A ishte i pajetë në banesë.

Nga këqyrja në banesë, policia gjeti një pistoletë TT me 1 krehër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54”. Policia gjeti edhe një letër ku i ndjeri kishte shkruar disa amanete për familjarët.

Duke u bazuar në faktet e mbledhura dhe deklarimet e familjarëve të viktimës, policia thotë se 57-vjeçari ka kryer akt vetëflijimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme