Google ADS

Statutet anti-kushtetuese, universitetet i diskutojnë ndryshimet

10:40 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

Në Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport, së fundi po diskutohet për ndryshim të statuteve të universiteteve publike, pasi ka pretendime se disa janë anti-ligjore, për më tepër edhe anti-kushtetuese.

Sipas anëtarëve të këtij komisioni rektorët janë dakorduar që së bashku me komisionin hartues të sjellin propozime e më pas këto propozime të shqyrtohen dhe në fund të merret vendim për ndryshimin-plotësimin e statuteve të universiteteve publike.

Anëtari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport, Bekim Haxhiu, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se të gjithë rektorët janë të pajtimit që të fillojnë procedurën për plotësim-ndryshimin e statuteve të UP-së.

“Pas takimit që ka pas komisioni për arsim me gjithë rektorët, është kërkesë dhe dakordim me gjithë rektorët që të fillojmë procedurën për plotësimin e statuteve dhe ndryshimin e tyre.

Kemi pas komisionin e hartimit javën e kaluar dhe gjithë rektorët e gjitha universiteteve publike kanë mbetur që të diskutojnë me organet e veta dhe pastaj të fillojmë me plotësimin dhe ndryshimin e statuteve”, ka thënë ai.

Arsyeja e plotësim-ndryshimit të statuteve sipas tij është se disa prej tyre nuk janë në harmoni me ligjet e caktuara dhe disa janë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Disa prej statuteve nuk janë në harmoni me ligin e arsimit, ligjin e punës, ligjin e procedurës administrative dhe disa janë në kundërshtim edhe me kushtetutën sipas vendimeve të gjykatave”, ka treguar ai.

Ai ka shtuar se ndryshimi i këtyre statuteve do të jetë në shërbim të studentëve e më së shumti shkencës.

“Është vendimi komisionit të arsimit dhe i rektorëve që të fillojnë këtë proces të plotësimit-ndryshimit të statuteve që ato të jenë në shërbim të studentëve, profesorëve, shkencës dhe procedimin e disa akteve të caktuara që të mos krijohet mundësia e interpretimeve të ndryshme në statute”, përfundon Haxhiu.

Anëtari tjetër i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka thënë për arbresh.info se iniciativa për ndryshime statutore që të zgjidhen disa probleme është e përkohshme, por që sipas tij janë pajtuar me rektorët për këtë.

“Kemi kërkuar prej rektorëve që secili të vijë me propozime të ndryshme edhe të merren vesh për pikat e përbashkëta pastaj të takohen me komisionin edhe njëherë dhe ne ti dëgjojmë propozimet e tyre të përbashkëta,kumë pas ne si komision profesional ta themi fjalën tonë”, ka theksuar ai.

Por, për Kurteshin kërkesa për zbutjen e kritereve sidomos për avancime është e papranueshme.
“Nëse universitetet publike kanë probleme me kuadro ata duhet të shqyrtojnë ekzistencën e tyre por jo tash të zbuten kriteret dhe të futet secili e të marr titull të pamerituar.

Ne jemi që së pari titujt të meritohen pastaj të merren por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e arsimit nuk jemi për të lëshuar pe, mirëpo nëse ka diçkaqëështëvërtetëformaledheështësipengeseburokratikejemiqët’ualehtësojmëfunksioniminuniversitetevepublike”, shtoiai.

Ndër të tjera Kurteshi tha se nëse Universitetet e shohin si arsye zbutjen e kritereve, pasi që nuk po ka kuadro i bie që si pas tij institucionet shtetërore kanë themeluar universitete pa u pjekur kushtet.

Së fundi janë paraqitur 18 nene për ndryshim-plotësimin e statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, që kanë të bëjnë me ndryshimi i përfaqësimit në senat dhe në këshill drejtues dhe standardizim të kritereve të këtij universiteti lidhur me avancimin e stafit. /Arbresh.info/R.Rexhepi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme