Mos ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, dhe një gjë të tillë e kanë thënë edhe udhëheqësit e koalicionit qeveritarë.
Mirëpo, sipas analistëve politikë cilado parti që do vijë në pushtet do ta ketë kusht kalimin e demarkacionit në versionin që është.
Agon Maliqi është shprehur se presioni që akterët e ndryshëm ndërkombëtar e kanë treguar rreth kësaj çështje, jep sinjale që secila Qeveri e nesërme duhet që patjetër ta ratifikojë vijën kufitare me Malin e Zi.
Ndërsa analisti Bajrush Morina ka thënë se nëse kjo legjislature dhe ky koalicion nuk arrijnë ta ratifikojë Demarkacionin, atëherë kjo vijë e kufirit nuk do të ratifikohet asnjëherë.
Ai e sheh si të dëmshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, pasi që siç tha ai, e vetmja gjë që mund të arrihet është ngërç politik./TribunaChannel
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?