“Sulmi ndaj Ziadin Selës, provokimi më i rëndë ndëretnik në Maqedoni”

00:24 | 29 Prill 2017
Trina Galanxhi

Analisti Ramadan Ramadani, në Ora e Fundit ka thënë se sulmi i huliganëve ndaj deputetit Ziadin Sela është provokimi më i rëndë ndëretnik në Maqedoni.

Ai ka deklaruar se, nga informatat që ka, deputetët shqiptarë dhe disa të tjerë të LSDM-së janë shënjuar për t’u sulmuar në “pushtimin” që të enjten mbrëma ju bë Kuvendit të Maqedonisë, njofton Klan  Kosova.

“Maqedonia prej pas zgjedhjeve është në ngërc politik. Partia që ka qeverisur deri tani bllokon formimin e qeverisë së re. E pamë edhe dje, kur pati gati një sulm terrorist dhe pati tentimvrasje të disa deputetëve”.

“Zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë e konfirmoi rëndësinë vendimtare që kanë shqiptarët në vend. Pa shqiptarët nuk mund të formohet një shumicë parlamentare efikase”.

Ramadani më tutje ka nënvizuar se pa shqiptarët nuk ka stabilitet në Maqedoni, duke vënë theksin tek reagimi i tyre i matur në vazhdimësi, e vecanërisht gjatë sulmit të të enjtes të huliagënve maqedonas ndaj kuvendit.

“Së shpejti pritet formimi i qeverisë së re, për të cilën pritet të nisin negociatat së shpejti. Tani duhet të analizohet forca e opozitës, që dje bëri atë që u pa. Mund të presim provokim të tensioneve ndëretnike. Që pas zgjedhjeve një klikë shoviniste fyen shqiptarët, të cilët gjithë atë që është bërë ndaj tyre e kanë kaluar me gjakftohtësi”.

“Sulmi ndaj Ziadin Selës ishte provokimi më i rëndë ndëretnik. Shihej se është bërë një piketim i tij dhe i deputetëve shqiptarë gjatë sulmit në kuvend. Shumica e atyre që sulmuan kuvendin shihet se janë kriminelë dhe kanë bashkëpunim me DPMNE-në, partinë që për dhjetë vjet ka qeverisur vendin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme