Pas incidentit, reagon ‘Drenicaku’ (FOTO)

00:26 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

Aktorit Jeton Zogianit i ndodhi sonte një incident.

Bëhet fjalë për lokalin e tij ‘Te Artisti’ i cili gjendet në Fushë Kosovë, shkruan arbresh.info.

Thuhet se ai është djegur dhe në një prononcim për portalin arbresh.info ‘Drenicaku’ u shpreh se ishte një incident.

‘Ishte një incident i vogël me disa pajisje dhe më pas çdo gjë u rregullua’, pohoi aktori i ‘O sa mirë’.

Përndryshe, për ta qetësuar situaten ai postoi një fotografi në Facebook ku ka bërë me dije se çdo gjë është rregulluar dhe po shkon për mrekulli./Arbresh.info

jetoni

Të ngjashme