Francë, ekipi i Macron nuk lejon mediat ruse në fushatë

21:12 | 28 Prill 2017
Trina Galanxhi

Rusia akuzoi ekipin elektoral të kandidatit presidencial francez Emmanuel Macron se po diskriminon mediat e saj dhe se ka shkelur lirinë e shtypit, duke ndaluar pjesëmarrjen e mediave ruse në evenimentet e fushatës.

Më herët, një zëdhënës i Macron konfirmoi se agjencia e lajmeve shtetërore ruse “Sputink” dhe kanali televiziv RT nuk do të kenë akses mediaikt tek kandidati, pasi i cilësoi ato si një entitet me dy koka që publikojë propagandë shtetërore ruse dhe lajme të rreme.

Macron, një ish-bankier pro europian, shihet si favoriti për të fituar presidencën ndaj liderit të ekstremit të djathtë Marinë Le Pen. Kjo e fundit është aleate e Moskës, ndërsa Macron mbështet sanksionet ndaj Rusisë.

Kremlini shprehu zyrtarisht irritimin e tij nga akuzat e kampit Macron që thotë se ka pësuar sulme kibernetike, e cila po përpiqet të dëmtojë fushatën e tij në favor të Le Pen. Rusia i ka mohuar akuzat për ndërhyrje dhe ministria e jashtme ruse e cilësoi të turpshëm vendimin për të mos lejuar mediave ruse në fushatën e Macron.

Dikasteri diplomatik rus tha se veprimi i ekipit Marcon dëmton lirinë e shtypit dhe fjalës në një vend që mburret me të madhe se këto janë të shenjta. Megjithatë, nuk duket se ekipi Macron do të lëshojë pe dhe mediat ruse, pavarësisht se hedhin poshtë akuzat për lajme të rreme dhe propagandë, do të qëndrojnë larg aktiviteteve të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme