Google ADS

Mustafa takoi drejtoreshën e BE’së për Ballkanin, flasin për liberalizimin e vizave

20:05 | 28 Prill 2017
M. A.

Kryeministri Isa Mustafa ka pritur në takim drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.
Mustafa ka veçuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar edhe përmbushjen e të gjitha kritereve që i takojnë Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe rezultatet evidente në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri Mustafa ka përmendur prioritetet e mëtejshme të Qeverisë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst, ka shprehur mbështetjen e BE-së për progresin në Kosovë, duke vlerësuar të arriturat e deritashme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme