Pacolli uron Metën: Shqiptaria sot ka presidentin e duhur

20:02 | 28 Prill 2017
M. A.

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një lidhje telefonike ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë Ilir Metën.

Pacolli përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se Shqipëria sot ka presidentin e duhur.

“Sapo telefonova Presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë z.Ilir Meta dhe ja urova zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar. Me z. Meta ndaj përvoja të jashtëzakonshme gjatë kohës së lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Z. Meta në cilësinë e ministrit të jashtëm në atë kohë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Jam i bindur se Shqipëria e ka sot presidentin e duhur i cili do ta unifikojë skenën politike në vend. Urime President, urime vëllau im!”, shkruan Pacolli në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme