Izraeli ka në plan ndërtimin e 15 mijë vendbanimeve të reja

19:16 | 28 Prill 2017
Arbresh.info

Autoritetet izraelite po planifikojnë të ndërtojnë rreth 15,000 vendbanime të reja në Jerusalemin Lindor, njofton Reuters dhe mediat lokale, duke cituar Ministrinë e Strehimit.

Ndërkohë autoritetet palestineze kanë dënuar vendimin, duke e quajtur “sabotim i qëllimshëm” i bisedimeve për paqe, transmeton portali arbresh.info.

Ministria e Strehimit dhe Bashkia e Jerusalemit po punojnë në plan, me propozime për 25,000 shtëpi në Jerusalem, 15,000 prej të cilëve do të ishin në Jerusalemin Lindor, tha ministri i Strehimit Yoav Galant për Radio Izraelin, raporton Reuters.

Autoritetet planifikojnë të zbatojnë projektin brenda dy viteve, shtoi ai.

Sipas Saeb Erekat, negociatori kryesor i palestinezëve, vendimi i Izraelit është “sabotimi i qëllimshëm” i përpjekjeve për të rifilluar bisedimet midis Izraelit dhe Palestinës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme