Google ADS

​Thaçi: Vendimi i Malit të Zi për anëtarësim në NATO, lajm i mirë për rajonin

18:11 | 28 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të premten se vendimi i Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO është lajm i mirë për gjithë rajonin tonë.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se Kosova e ka përkrahur gjithnjë Malin e Zi në këtë hap të rëndësishëm, i cili është me ndikim të madh në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Ky është hap inkurajues për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor, i cili aspiron të bëhet pjesë e NATO-s, sepse vetëm përmes bashkëpunimit shumëpalësh mund t’u jepet përgjigje sfidave të sigurisë kudo në botë. Kosova ka qenë dhe mbetet promotore e fqinjësisë së mirë, me vizion të qartë integrimin euroatlantik. HTH”, shkruan presidenti Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme