Kryesuesi i delegacionit për Kartonin e Gjelbër në bisedimet e Brukselit, Rrahim Pacolli ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë, shkruan portali arbresh.info.
Ai ka mirëpritur zgjedhjen e tij, përkundër dhunës së shfaqur në Kuvend pas zgjedhjes së tij.
“Zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë është lajmi më i mirë që kemi marrë këto ditë. Përkundër kundërshtimeve të palëve keqdashëse, ai arriti t’i marrë votat e duhura, zgjedhjen e të cilit e kanë njohur edhe Shtetet e Bashkuara. Shqiptarët duhet të tregojnë që janë faktorë në shtet-ndërtim dhe ruajtje të stabilitetit në Ballkan. Urime zotëri Xhaferit dhe të gjithë shqiptarëve. Vetëm të bashkuar mundemi të përparojmë. Rr.P”, shkruan Pacolli në rrjetin social Facebook./Arbresh.info
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...