Gjithçka gati në Wembley për atë që është përkufizuar si dueli i vitit. Vlen kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA,Ibf, dhe Ibo mes Wladimir Klitschko dhe britanikut Anthony Joshua.
Boksieri 41-vjeçar nga Ukraina ka deklaruar se nuk i trembet aspak kundërshtarit më të ri në moshë. Klitschko vjen në këtë dyluftim pasi ka pësuar disfatën e tij të parë në 11 vitet e karrierës së tij si profesionist në nëntorin e 2015 përballë një tjetër boksieri anglez, Tyson Fury.
Joshua, kampion në fuqi i versionit Ibf e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin dhe u shfaq disi nervoz në konferencën e shtypit në vigjilje të ndeshjes, transmeton Supersport.
Anglezi është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi me K.O dhe pyetjes nëse e mendonte disfatën nuk ju përgjigj ndërkohë që Klitschko e cilësoi në këtë mënyrë këtë duel.
“Do të përballem me një djalosh që ka aq vjet sa unë kam kaluar në boks. Për mua kjo është një mundësi e mirë. Ndihem ende i ri, i uritur, dhe i përqendruar në objektivin tim për ti ngritur duart lart si fitimtar”, ka thënë Klitschko.
Rivali i tij Joshua i lindur në Londër ashtu si Klitschko është i gjatë 1.98 metra. Të dy kanë qenë kampionë olimpikë, anglezi që ka fituar në Londër 2012 e përkufizoi kështu përballjen.
Brenda kampit stërvitor të Wladimir Klitschkos në Alpet e Austrisë gjatë përgatitjes për takimin ndaj Joshuas, krahason veten me Mount Everestin (Foto)
“Ky është një hap drejt madhështisë dhe kam vetëm një gjë në mendje, të fitoj! Nuk është e komplikuar , kjo nuk është shkencë, është thjesht një duel. Unë nuk kam frikë, jam një luftëtar dhe eci me moton: fito, mbrohu, ec përpara!”, ka deklaruar Joshua.
Takimi që do të zhvillohet në stadiumin londinez dhe që do të transmetohet drejtpërsëdrejti në Supersport këtë të shtunë duke nisur nga ora 19.30 paralajmërohet si dueli më i ndjekur në Britaninë e madhe që nga viti i largët 1939.
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje