Të ngrënit ushqime pikante është si një medalje me dy anë ! Krahë efekteve negative, ka gjithashtu mjaft përfitime pozitive e ne do të flasim pikërisht për këto të fundit.
Një regjim ushqimor pak pikant është i shëndetshëm jo vetëm për zemrën tuaj, por ju ndihmon gjithashtu të bini në peshë.
Nëse jeni kureshtarë të dini se çfarë përfitimesh të tjera keni nga ushqimet pikante lexoni 5 pikat e mëposhtme.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Studimet kanë treguar se vendet që kanë një regjim të pasur ushqimor me ushqime pikante kanë rrezikshmëri më të ulet të sëmundjeve të zemrës. Arsyeja fshihet pas substancave djegëse që mund të ulin kolesterolin e keq dhe të luftojnë inflamacionin.
Promovon humbjen e peshës
Ngrënia e ushqimeve pikante mund t’ju vijë në ndihmë nëse kërkoni që të bini disa kilogramë nga pesha. Sipas studimeve klinike ushqimet pikante përshpejtojnë metabolizmin dhe rrisin me 16% djegien e yndyrnave.
Ulin presionin e gjakut
Ushqimet pikante përmbajnë vitamine A dhe C dhe ndihmojnë në forcimin e mureve të zemrës duke parandaluar krijimin e pllakave që ngadalsojnë qarkullimin e gjakut.
Përmirëson humorin
Nëse kohët e fundit keni përjetuar luhatje të shpeshta humori shtojini pak “zjarr” dietës suaj e do të shihni që do të ndiheni më të gjallëruar e të lumtur pasi ushqimet pikante lirojnë hormonet e mira
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...