Për ngjarjet e mbrëmshme të dhunshme në Kuvend ku u lënduan disa deputetë, në stacionin policor Gazi Babë janë arrestuar tetë persona me të cilët edhe më tej po punohet, ka informuar sot në konferencë shtypi ndihmës ministri për marrëdhënie me opinionin dhe çështje strategjike pranë MPB-së, Jordan Lamanovski, i cili shtoi se është siguruar video- material për identifikimin dhe zbulimin e autorëve të mundshëm.
Lamanovski ka njoftuar se me shtabin operativ pranë MPB-së tash udhëheq ministri Agim Nuhiu në vend të drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov, i cili deri më tani ishte udhëheqës i shtabit.
“Kemi shifër të përgjithshme prej 83 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe atë 25 nëpunës të uniformuar policor që kanë qenë të angazhuar me punë, 54 civilë, tre deputetë dhe një gazetar. Tre me lëndime më të rënda janë mbajtur në KARIL, njëri në neurokirurgji dhe njëri me lëndime më të lehta në repartin e plastikës. Në spitalin “8 Shtator” janë hospitalizuar gjashtë policë me lëndime më të lehta dhe një gazetar, të cilit janë lëshuar në shtëpi”, tha Lamanovski.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...