Juxhin Dauti u vra në atentat në Durrës bashkë me ish-shefin e policisë Ervin Dalipaj. Policia dhe prokuroria nuk kanë ende të dyshuar për ngjarjen dhe paraprakisht mendohet se objekt të ketë qenë Dalipaj.
Nga hetimet paraprake thuhet se dy djemtë janë takuar me dy vajza me “smart” vetëm pak minuta përpara atentatit.
Dëshmia e tyre është marrë tashmë nga policia por duket se nuk i ka ndihmuar hetimet.
Ndërsa të paktë janë ata që flasin për këtë ngjarje, një vajzë nuk ka nguruar të thotë disa fjalë në Instagram për Juxhin Dautin, që siç thotë ishin shokë, shkruajnë mediat shqiptare.
“Lamtumirë shoku im. Sikur ta dinim që kjo do të ishte rruga e fundit tënd tragjik, do të qëndronim aty pranë teje deri në momentet e fundit të jetës tënde! Por ja që këto janë punët e Zotit. T’u pre rruga e jetës në mes, për të mos u kthyer më kurrë. U prehsh në paqe o Juxhin. Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona si një shok i rrallë!”
Vajza i publikon këto fjalë poshtë një fotografie të Dautit dhe në mesazhin që i kushton mikut të saj të bën të dyshon se ajo mund të jetë një nga vajzat me të cilat Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj u takuan pak minuta para se të ndodhte atentati mafioz.
Gjatë dëshmisë në polici dy vajzat kanë treguar se nuk e njihnin fare Ervin Dalipaj, dhe se gjatë takimit me ta dhe momenteve të drekës, ai i është prezantuar me një emër tjetër.
”Kemi lënë makinën në servis dhe jemi larguar me makinën tip “Audi” drejt një lokali ku kemi qëndruar për drekë, në pritje deri të rregullimit të makinës në servis. Ne njihnim vetëm Juxhinin, ndërsa personi tjetër na është prezantuar me një emër tjetër dhe na tha se ishte emigrant në Itali”, kanë deklaruar dy vajzat në polici.
Juxhin Dauti 27 vjeç nga Vlora jetonte në Itali. Kur ishte 22 vjeç është akuzuar për një vrasje më 17 mars 2012 në Vlorë ku mbeti i vrarë me tre plumba pistoletë 31-vjeçari Fatjon Bani.
Ngjarje për të cilën u shpall i pafajshëm pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme kundër tij.
Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se Dauti kishte marrë me qira automjetin luksoz dhe të shpejtë Audi S8.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...