Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të ndodhura në Kuvendin e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lidhje me ngjarjet e dhunshme në Maqedoni, Erdoğan është shprehur: “Të gjithë së bashku ndoqëm ngjarjet që ndodhën ditën e djeshme në Maqedoni. Shqetësuese janë ngjarjet që ndodhën pas zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit. Dhuna nuk është zgjedhje për asnjë problem. Në emër të vendit tim unë ngushëlloj çdo person që është dëmtuar nga këto ngjarje atje. Veçanërisht presim nga komuniteti turk atje, që të qëndrojë larg ngjarjeve, ashtu sikurse edhe ka qëndruar deri më tani. Dëshirojmë që shteti vëlla dhe mik, Maqedonia, t’i kthehet sa më shpejt qetësisë dhe stabilitetit”.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...