Google ADS

Barcelona nis bisedimet me Verrattin?

13:46 | 28 Prill 2017
Arbresh Info

Barcelona raportohet se ka nisur bisedimet për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin e Paris Saint Germainit, Marco Verratti.

Bazuar në ‘Mundo Deportivo’, zyrtarët e Barcelonës dhe agjenti i Verratit, Donato Di Campli, janë takuar dy herë, së pari në ‘Camp Nou’, ku klubi katalunas tronditi mysafirët në ‘Camp Nou’ duke fituar 6 me 1, dhe më pas gjatë barazimit ndaj Juves javën e kaluar 0 me 0, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta e lartpërmendur shpjegon që reprezentuesi i Italisë ishte shumë i ngazëllyer kur dëgjoi rreth bisedimeve duke  e vlerësuar transferimin si një “vendim shumë të rëndësishëm” për karrierën e tij.

Megjithatë, Paris Saint Germain nuk është e njohur për shitjen e lojtarëve më të mirë, gjë që do të thotë se Barcelona duhet të jetë e përgatitur për bindur klubin francez./arbresh.info

Të ngjashme