Google ADS

Policia gjen në një veturë mbi 8 kilogram marihuanë

13:11 | 28 Prill 2017
Arbresh.info

Patrullat policore të Stacioneve Policore Klinë dhe Skënderaj në bashkëpunim kanë arritur të ndalojnë një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një mashkull.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik të Pejës dhe Mitrovicës.  Është bërë shikimi, fotografimi dhe sekuestrimi i dëshmive në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar.

Nga matja e substancës së dyshuar narkotike ka rezultuar të jetë me peshë 7 kg e 914g. Lidhur me rastin është informuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore Mitrovicë dhe me vendim të lëshuar nga i njëjti, të dyshuarit: R.D. lindur më 1987 i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Dëshmitë e sekuestruara janë:

-Një veturë Golf IV me targa vendore,

-Substancë e dyshuar narkotike me peshë 7912 gram.

-Një telefon.

Në vazhdimësi të hetimit të rastit, sot më 28:04-2017, Njësiti i DHTN-së Mitrovicë, me urdhëresë nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit  është kontrolluar shtëpia dhe lokalet e të dyshuarit R.D,  në Mitrovicë, ku është gjetur edhe një qese najloni  me substancë të dyshuar narkotike-marihuanë me peshë prej 404.5 gram.

Sasia e përgjithshme e substancës narkotike të gjetur dhe konfiskuar është: 8 kg e 318,5g.

image004 image003

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme