Disa nga industritë më atraktive për investitorët e huaj, të cilët vlerësohet se do të mund të vinin për investime në Kosovë, nga ekspertë të fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve konsiderohet të jenë sektori i agrobiznesit, minierat dhe mineralet, si dhe fusha e teknologjisë.
Investime ndërkombëtare në Kosovë në vazhdimësi nga njohës të fushës së ekonomisë dhe nga vetë institucionet e Kosovës ishin cilësuar si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit si dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.
Ish drejtori i përgjithshëm në Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka potencial të lartë për investitorë të huaj.
“Industritë më atraktive do të ishin fusha e agrobiznesit, janë fusha që përdorin fuqi të lartë punëtore, forca punëtore kushton shumë në perëndim dhe ne mund t’i zëvendësojmë ato industri që në vendet perëndimore është më e shtrenjtë të paguhen. Ne kemi fuqi të lirë punëtore e cila po ashtu është e përgatitur mjaft mirë për të prodhuar produkte për Bashkimin Evropian”, thekson ai.
Ambienti biznesor në Kosova vazhdon të ketë edhe barriera thekson Lluka, dhe se si të tilla duhet të eliminohen. Kosova, shton Lluka, vazhdon të ketë probleme me furnizim stabil me energji elektrike.
“Qeveria duhet t’u ofrojë investitorëve një garanci apo t’i lëjë hapur dyert për negocimin e këtyre problemeve, për shembull, duhet të merr përsipër përmirësimin e infrastrukturës së energjisë elektrike. Qeveria përmes kredive të butë apo në formë të garanteve duhet të ja sigurojë infrastrukturën e plotë dhe të mos e lënë investitorin e huaj të investojë në këtë pjesë”, shton Lluka.
Ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë e kishte penguar edhe situata jo e mirë politike në vend. Kjo situatë kishte pasur ndikim të madh në rënien e interesimit të kompanive të huaja që të kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë.
Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Fadil Hoxha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se zgjidhja e problemeve politike në të cilat po kalon vendi do të ishin një sinjal mjaft i rëndësishëm për ardhjen investitorëve.
“Në Odën ekonomike Gjermane ka kompani që po interesohen për tregun e Kosovës dhe kjo është një shenjë e mirë dhe një shancë e jashtëzakonshme dhe nëse Kosova do të arrijë të ketë një klimë të mirë politike investimet e huaja nuk do të mungojnë në vitet e ardhshme”, thekson Hoxha.
Situata politike jo e mirë në Kosovë ishte theksuar edhe nga zyrtarët qeveritare se po pengon interesimin apo ardhjen e investitorëve ndërkombëtar në Kosovë.
Megjithëkëtë, kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Fadil Hoxha, ka bërë të ditur se së shpejti presin një investim të madh të një investitori gjerman në fushën e përpunimit të metaleve.
“Ne si Odë shumë shpejt do të shkojmë në një klub të bizneseve në Republikën e Bajernit dhe nga atje ka gjasa të mira që në drejtimin e metaleve dhe përpunimit të metaleve të sjellim në Kosovë një investitor me emër shumë të madh”, thotë ai.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, investimet e huaja direkte në vend deri në muajin nëntor të vitit të kaluar kanë qenë rreth 220 milionë euro, kurse në vitin 2015 këto investime kanë qenë rreth 320 milionë euro.
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...