Gëzim Kelmendi nga partia Fjala në një intervistë për portalin Arbresh.info ka thënë se Demarkacioni nuk do të votohet në këtë mandat qeverisës.
“Koalicioni nuk ka mundur as në të kaluarën dhe as tani ti bëjë votat, zaten vonesat e procedimit të kësaj marrëveshje në Kuvend janë arsye se nuk po mund ti sigurojnë votat, ngase shumë herët do të kishte ardhur në Kuvend. Por nga ky fakt është pamundësuar procedimi i tij dhe në këtë mandat demarkacioni nuk kalon”, ka thënë ai.
Kelmendi është shprehur hapur se nuk do ta votojë marrëveshjen dhe se partia e tij është duke u përgatitur për zgjedhje dhe se, sipas tij brenda këtyre dy muajsh do të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Unë nuk kam ndryshuar qëndrim, jam kundër kësaj marrëveshje. Nëse rastësisht vije unë do të votoj kundër. Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhje dhe unë kam bërë thirrje që vendi të shkojë në këto zgjedhje për faktin se Qeveria e Republikës së Kosovës ka dështuar në përmbushjen e kritereve themelore dhe projekteve madhore në interes të qytetarëve të këtij vendi, siç është lëvizja e lirë pa viza dhe themelimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës, po ashtu do ta mbështes edhe mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Për këtë arsye jemi optimistë që brenda këtyre dy muajve do të kemi zgjedhje të parakohshme”, është shprehur ai duke përmendur nëse do të ketë koalicion me ndonjë parti tjetër.
“Unë jam ndarë nga Partia e Drejtësisë dhe ne jemi të përgatitur t’i hyjmë kësaj gare vetë edhe pse është një prag që e dimë të gjithë 5 për qind, por jemi optimistë sepse në bazë të mbështetjes nga qytetarët do të kalojmë pragun dhe nuk jemi për koalicione të tilla, do ti hyjmë vetë garës”, thotë ai./V.Berisha/Arbresh.info
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”