Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, theksoi se zhvillimi i Autostradës Prishtinë -Gjilan-Dheu i Bardhë paraqet një projekt me rëndësi në rrjetin infrastrukturor.
“Ky drejtim rrugor lidhet me drejtimet kryesor rrugore të Evropës Juglindore, Autostradën 6 Prishtinë-Hani i Elezit dhe Autostradën 7 Morinë- Merdar, si dhe me korridorin e 10 në Serbi. Ministria e Infrastrukturës është në fazën përfundimtare të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për ndërtimin e AutostradësPrishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Duke marrë parasysh përvojat gjatë implementimit të projekteve të ndërtimit të autostradave R-6 dhe R-7 gjatë implementimit të projekteve strategjike, rëndësinë e vendimmarrjes dhe miratimit të dokumenteve teknike e financiare dhe procedurave, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve është i domosdoshëm që gjatë implementimit të ndërtimit të AutostradësPrishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë të formohet Komiteti Drejtues Ndërministror, në përbërje të ministrit të Infrastrukturës -kryesues, ndërsa anëtarë të këtij komiteti do të jenë edhe ministri i Financave, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, tha ministri Zharku.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...