Liverpooli raportohet se është duke synuar transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë të AC Milanit, Mattia De Sciglio.
24-vjeçari hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në AC Milan dhe sipas raporteve të ndryshme, gjiganti italian do të përpiqet për të shitur gjatë verës në mënyrë që të mos humbas atë falas për vitin tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Ata pretendojnë se ‘Anfield’ është një destinacion i mundshëm për mbrojtësin, i cili ka fituar 31 paraqitje për Italinë.
Jurgen Klopp është i vendosur për të përforcuar skuadrën e tij gjatë verës para rikthimit të Liverpoolit në futbollin evropian.
Mbrojtësi thuhet gjithashtu se është një shënjestër e Barcelonës, Juventusit dhe Napolit.
Ai ka bërë 25 paraqitje gjatë gjithë kompeticioneve duke krijuar gjithashtu edhe dy asistime./arbresh.info
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA