Google ADS

Shkodran Mustafi pritet të rikthehet ndaj Tottenhamit

09:14 | 28 Prill 2017
Arbresh Info

Arsenali dhe Tottenhami siguruan fitore në ndeshjet e tyre të fundit në Premierë Ligë.

“Spursët” do të përfundojnë më lartë në tabelë se “Topçinjtë” këtë sezon, por se a do të mposhtin rivalët e tyre këtë të diel në ‘White Hart Lane’ mbetet të shihet, transmeton portali arbresh.info.

Në fillim të muajit shtator, Arsenali eliminoi Tottenhamin nga ‘EFL Cup’ dhe një muaj më vonë dy klubet u takuan edhe në ‘Emirates’ në kuadër të Premierë Ligës, ndeshje që përfundoi baras me rezultat 1 me 1. Por, kush do të triumfoj në takimin e dytë ndërmjet skuadrave?

Reprezentuesi francez Laurent Koscielny i është shtuar listës së lojtarëve të lënduar dhe pritet të mungoj në derbin londinez, lajm mjaftë shqetësues për “Topçinjtë”.

Megjithatë, edhe pse ka dyshime, ylli shqiptar Shkodran Mustafi pritet të rikuperohet nga problemi me kofshë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj “Spursve”.

Në mungesë të Koscielnyt, rikthimi i reprezentuesit shqiptar të Gjermanisë dhe ish yllit të Valencias do të jetë një përparësi e madhe për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger, e cila duhet të fitoj gjithsesi ndeshjet e mbetura në Premierë Ligë për të siguruar kualifikimin sezonin e ardhshëm në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info

Të ngjashme