Mbahet konferenca ‘Vajzat në Teknologji’

07:43 | 28 Prill 2017
Arbresh.info

Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me IPKO Foundation, Ambasadën Amerikane, Empower USAID dhe AUK organizojnë konferencën ‘Vajzat në Teknologji’.

Kjo ngjarje organizohet me qëllim të zgjerimit të gamës së kësaj ngjarjeje, duke synuar ngritje të vetëdijes lidhur me mundësitë e vajzave/grave në sektorin e TIK përmes një matrice shumëdimensionale perspektivash, historish suksesi, si dhe mundësi rrjetëzimi për vajzat pjesëmarrëse dhe gratë punëdhënëse aktive në këtë sektor.

Të pranishëm në këtë Konferencë janë,  Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Blerand Stavileci – Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Colleen Hyland – Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën Amerikane, përfaqësues të AUK, IPKO Foundation etj.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK zëvendës-shefja e Misionit të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland do tu drejtohet të pranishmëve.

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK u inicua në vitin 2010 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit, organ ky i Kombeve të Bashkuara përgjegjës për çështjet që kanë të bëjnë me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.

Ngjarjet në kuadër të shënimit të kësaj dite janë pjesë e aktivitetit ndërkombëtar drejt inkurajimit të më shumë grave për të studiuar lëndë nga shkencat, teknologjitë, inxhinieringu dhe matematika (STEM).

Që nga fillimi i saj në vitin 2010, Dita e Vajzave në TIK është shënuar në 150 vende me më shumë se 3.500 ngjarje të ndryshme.  Gjatë dy viteve të fundit, Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK) ka organizuar festime të Ditës së Vajzave në TIK në Kosovë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme