Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon sot ngjarjen përmbyllëse e ‘Mbështjetjes për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur- Gjetja e rrugëdaljes’ dhe publikimi i raportit të statistikave të të zhdukurve.
Projekti i financuar nga BE-ja ‘Mbështjetjes për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur- Gjetja e rrugëdaljes’ do të mbajë ngjarjen përmbyllëse në Hotel Sirius në Prishtinë.
Gjatë ngjarjes do të publikohet raporti i statistikave të të zhdukurve: Personat e zhdukur gjatë konfiliktit dhe pasojat, i përgatitur nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).
Raporti do të ofrojë një rishikim të përditësuar të procesit të gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur, të analizojë pse procesi ka ngecur dhe të rekomandojë zgjidhje.
Raporti i përditësuar do të diskutojë rastet e gjetjes së mbetjeve njerëzore, njerëzit e raportuar si të zhdukur, dorzimi i testeve të ADN-së dhe rezultatet dhe statusit i identifikimit.
Një fokus qendror i raportit të përditësuar do të jetë rishikimi i rasteve të kaluara që lidhen me rastet e mbyllura pa ndihmën e ADN-së.
Raporti do të përfshijë rekomandimet e hapave strategjikë të ardhshëm, bazuar në rezultatin e shqyrtimit të rasteve.
Raporti i përditësuar do t’u ofrojë palëve të interesuara dhe familjeve të dhëna statistikore të besueshme për punën që është bërë deri më tani, punën që mbetet për t’u bërë dhe variablat që shoqëria civile dhe institucionet vendore duhet të vlerësojnë kur marrin përgjegjësinë dhe përcaktojnë hapat.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...