Kompania britanike Mineco International Limited, pjesë e Grupit Mineco, ka filluar blerjen e koncentratit të plumbit nga Kombinati Trepça nga veriu i Kosovës, që kësaj ndërmarrje i ofron të ardhura të rëndësishme deri në fund të verës 2016.
Mineco në tenderin e përfunduar kohët e fundit për shitjen e 12.000 tonëve të koncentratit të plumbit nga Trepça është zgjedhur si ofertuesi më i mirë, ndërsa kontrata për shitblerjen mes Mineco International Limited dhe Kombinatit të Trepçës nga Zveçani u nënshkrua më 19 maj 2015. Vlera e përgjithshme e kontratës është vlerësuar të jetë prej 16 deri 20 milionë dollarë, në varësi të lëvizjes së çmimit të këtij metali në tregjet botërore gjatë periudhës disa muajsh të dërgesës.
Sipas dinamikës së kontraktuar, e cila parasheh dërgesa të sasive të barabarta dhe intervale prej afërsisht 16 muaj, Trepça sot ka dorëzuar 500 tonët e parë të koncentratit të plumbit nga shuma totale e kontraktuar, e që është fillimi i zbatimit të Kontratës dhe bashkëpunimit afatgjatë. Kamionët e Mineco nga herët në mëngjes kanë ardhur në objektet dhe kanë transportuar koncentratin drejtë portës detare nga ku me anije tejatlantike u transportohet përdoruesve final.
“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi filluar bashkëpunimin me Trepçën Zveçan, nëpërmjet blerjes së prodhimit të tyre vjetor. Çdo gjë bëhet me kohë dhe siç kemi rënë dakord dhe shpresojmë që të kemi një bashkëpunim afatgjatë të suksesshëm”, – tha Dominic Roberts, drejtor i Operacioneve të Mineco.
Mineco International Limited, e cila merret me tregtinë e metaleve me ngjyra dhe koncentrateve minerare, është paraqitur edhe në ftesën publike për blerjen e rreth 9,000 tonëve të koncentratit të plumbit nga Trepça jugore, e cila është shpallur më 20 prill.
Një anije italiane me tetë emigrantë niset drejt Shqipërisë
Atilla Kardesh lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Zgjedhjet presidenciale/ Çfarë nuk shkoi me parashikimin e T...
I ra aksidentalisht druri në kokë, ndërron jetë rrugës për n...
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitet...
Votohet në komision buxheti prej 3.6 miliardë euro për vitin...